Stuttgarti kundërshtar i lehtë për Bayernin

19:35 / 27.01.2013

Bayern Munichu ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Stuttgartit.

Në takimin e zhvilluar në Mercedes Benz Arena nuk pati gola në pjesën e parë.

Pas një gabimi të vendasve, Mario Mandzukic shënoi golin e parë të bavarezëve (50’).

Sulmuesi kroat ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi asistoi te realizuesi Thomas Mueller (72’).

Bayern Munichu ka 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.