Balotelli do të përshtatej te Milani
Ndihmës-trajneri i Milanit, Mauro Tassotti, ka thënë se Mario Balotelli nuk do të kishte ndonjë problem të përshtatej në San Siro nëse ai u bashkohet Rossonerëve gjatë janarit.“Mario Balotelli nuk do të kishte problem që të përshtatet te Milan. Ai padyshim se është shumë i fortë”.
“A është duke ardhur Balotelli? Është klubi ai që merret me transferet, jo unë”.
“Ai është ende i ri pavarësisht faktit që po luan në nivelin më të lartë qe një kohë të gjatë. Ishte fantastik në Euro 2012 dhe ne po flasim për një kampion”, ka thënë Tassotti. /Telegrafi/