Xhemaili jashtë përfaqësueses së Zvicrës

15:12 / 30.01.2013

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, nuk pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë.

Miqësorja ndaj Greqisë do të zhvillohet në fillim të muajit shkurt, por si duket Xhemaili nuk do ta ketë rastin të luajë në të.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah.

“Është e vërtet që Xhemaili nuk ka marrë ftesë”, ka thënë Ah për Tuttonapoli.

Ndryshe nga Xhemaili, shqiptarët tjerë, si Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Mehmedi pritet të grumbullohen për miqësoren kundër grekëve./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.