Rodgers: Jemi të varur nga Gerrardi

17:28 / 30.01.2013

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, e ka pranuar që ekipi i tij ende varet nga kapiteni legjendar, Steven Gerrard.

“Do të kisha dashur të them që do të ishim mirë pa të, por fatkeqësisht në këtë fazë, nuk besoj se do të ishim mirë pa të”.

“Steven Gerrard është lojtar unik. Çdo ditë e më shumë unë e vërej se çfarë rëndësie të madhe ka ai për klubin”.

“Edhe pse 32 vjeçar, ai ende është i fortë dhe të gjithë e vërejnë influencën e tij në klub. Si kapiten, ai ka qenë fenomenal deri tani”, ka thënë Rodgers. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.