Iniesta: Barcelona nuk është Messi

16:36 / 4.02.2013

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se paraqitjet e mira të Lionel Messit janë falë punës së së jashtëzakonshme ekipore dhe jo vetëm impenjimit të tij personal.

“Mendoj se një ekip i mirë është ekip i mirë kur të gjithë luajnë mirë në potencialin e plotë. Barcelona është më e mirë me Leon në ekip dhe Leo luan mirë vetëm me Barcelonën”.

“Futbolli nuk është sport individual, është një lojë ekipore ku disa lojtarë të caktuar vijnë në pah pas impenjimit që bëjnë ekipet. Unë luaj më mirë kur Leo është aty dhe edhe ai luan më mirë kur unë jam prezent në fushë. Ne thjesht bëjmë gjërat e duhura”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.