Roura: Messi ka fyer Realin? Bëri mirë!

18:05 / 4.02.2013

Zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Jordi Roura, ka mbrojtur Lionel Messin pas ngjarjeve kontraverse të ndodhura në El Clascion e fundit në Santiago Bernabeu.

 Messi është parë në një video të publikuar nga La Sexta se si e pështyen pankinën e Realit dhe besohet se ka fyer edhe verbalisht Alvaro Arbeloan në prani të gruas së tij shtatzënë, por Roura i mohon këto akuza të Los Blancos.

“Ai luajti mirë ndaj Realit dhe na dha avantazh në fushë. Por, ne nuk do të flasim për polemikat nëpër media dhe nëse ka bërë ndonjë gjë, sigurisht se ka bërë mirë. Ekipi është i fokusuar vetëm për ndeshjen e të dielës. Ne nuk do të komentojmë për këto gjëra. Ne flasim vetëm për futboll”, ka thënë Roura. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.