Ronaldo e dëshiron trofeun e dhjetë të LK-së për Realin

19:05 / 6.02.2013

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, ëndërron që të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit që do ta fitojë trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos do të kenë punë me Manchester Unitedin në 1/8 e finales, ndërsa ish-futbollisti i Djajve të Kuq shpreson që ta fitojë edhe një herë garën më të madhe për klube.

“Liga e Kampionëve është më e mira që mund t’i ndodhë një lojtari dhe më emocionon shumë këtë vit”.

“Dhuratën e parë që do ta dëshiroja është ‘i dhjeti’ (Ronaldo mbushi 28 vjet të martën). Diçka shumë e veçantë për Real Madridin pas shumë vitesh pa e fituar dhe kuptohet do të ishte e veçantë edhe për mua”, citon AS fjalët e portugezit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.