Deschamps: Bëmë shumë gjëra të mira
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se ka shumë gjëra pozitive që ai mund t’i nxjerrë nga humbja prej 1-2 ndaj Gjermanisë.“Bëmë shumë gjëra të mira, veçanërisht në sulm. Gjithashtu bëmë edhe gabime, për shembull e humbëm topin dhe ata e shënuan golin e tyre të parë”.
“Luftuam për një rezultat më të mirë deri në fund, por gjërat nuk shkuan siç deshëm ne”.
“Sidoqoftë, nuk duhet ta harrojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/