Tottenhami duhet të kualifikohet në LK për ta mbajtur Balen

21:56 / 7.02.2013

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, është i vetëdijshëm se Spursat duhet ta zënë vendin e katërt në Ligën Premier, nëse duan ta mbajnë në skuadër futbollistin kryesor, Gareth Bale.

“A është më i miri në ligë? Është vështirë të thuhet, janë shumë lojtarë në garë për një titull të tillë. Mendoj se është ndër pesë më të mirë, për këtë jam i sigurt”.

“Lojtarët që luajnë në nivelin e tij, gjithmonë tërheqin vëmendje – kjo nuk do të thotë se klubi nuk parasheh një të ardhme të përbashkët me Gareth”.

“Mendoj se (e ardhmja e tij) është e lidhur ngushtë me objektivat që do të arrijmë këtë sezon. Ai është një lojtar që e vlerësojmë shumë dhe nuk e kemi në plan që ta lejojmë të largohet”.

“A mund ta mbajmë? Shpresoj që po... Mendoj se Liga e Kampionëve do ta siguronte të ardhmen e tij. Ky është vendi ku duan të jenë shumica e klubeve dhe ku duan të luajnë shumica e lojtarëve”, ka deklaruar Villas-Boas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.