Pirlo: Nuk do të gabojmë si Barca
Lideri i mesfushës së Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se Bianconerët janë të gatshëm për sfidën kundër Celticut dhe se nuk do të gabojnë, siç bëri Barcelona kur humbi me rezultat 2-1 në fushën e skocezëve.“Jemi të gatshëm për gjithçka. E kemi parë se si Celticu e mposhti Barcelonën, por ndoshta ne jemi më të përgatitur se katalunasit se si të reagojmë në këto situata”.
“Ata luajnë futboll të bukur, por Celticu i frustroi ata me qasjen e tyre. Çfarë do që të mundohen të bëjnë ata, Juventusi do të jetë i gatshëm”.
“Nëse ata duan të luajnë futboll, ne do t’ua kthejmë me futboll. Nëse ata duan të zihen, ne jemi gati për betejë”, ka thënë Pirlo për Tuttosport./Telegrafi/