Fokusi i Realit – Liga e Kampionëve

21:47 / 11.02.2013

Objektivi kryesor i Real Madridit këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, ka thënë menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Dy gjigantët evropianë të futbollit, të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të garës më të madhe evropiane për klube dhe duke qenë se Mbretërit janë shumë prapa në La Liga, trajneri i Djajve të Kuq mendon se ata do të angazhohen maksimalisht në Ligën e Kampionëve

“Mendoj se shënjestra e tyre është Kupa e Evropiane. Ata e nisën keq në ligë dhe e kanë ndjekur bishtin e tyre, sepse forma e Barcelonës ka qenë e jashtëzakonshme”.

“Mendoj se Jose i ka orientuar të gjitha fuqitë në Kupën Evropiane, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Sir Alex. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.