Mourinho: Nuk do ta zëvendësoj Fergusonin

20:08 / 12.02.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në stilin e tij e ka hedhur poshtë mundësinë se do t’ia zë vendin Sir Alex Fergusonit si menaxher i Manchester Unitedit.

Është spekuluar se strategu portugez do të jetë pasues i 71-vjeçarit në Old Trafford, pasi skocezi të pensionohet. Megjithatë, 50-vjeçari ka thënë se nuk do ta zëvendësojë Fergusonin.

“Jo, sepse duhet t’i përfundojmë karrierat tona në të njëjtën kohë. Ai si 90-vjeçar, unë si 70-vjeçar”, u ka thënë Mourinho gazetarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.