Kuze vuan nga leukemia

11:30 / 13.02.2013

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuze, është duke vuajtur nga leukemia, shkruajnë mediat kroate.

Për lajmin e keq trajneri kroat ka mësuar vetëm javën e kaluar. Gjatë disa muajve të ardhshme ai do t’i nënshtrohet trajtimit në spitalin e Zagrebit, shkruan “Večernjak”.

Josip Kuze drejtoi kombëtaren shqiptare më shumë se dy vjet, nga maji i vitit 2009 deri në dhjetor të vitit 2011. Ai aktualisht është i angazhuar si trajner te skuadra kineze Tianjin Teda. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.