Galliani: Mario e ka efektin e Ibrahimovicit

19:42 / 17.02.2013

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se prania e Mario Balotellit në fushë ka efekt të ngjashëm me atë të Zlatan Ibrahimovicit.

Balotelli ka shënuar katër gola në tri paraqitje në Serie A prej se erdhi nga Manchester City, ndërsa Galliani i ka lëvduar paraqitjet e italianit.

“Balotelli i inspiron lojtarët e tjerë, pak a shumë e ka efektin e Zlatan Ibrahimovicit”.

Ai u jep forcë lojtarëve dhe performanca e tij ndikon te të tjerët. Golat e tij janë dëshmi që ne nuk e kemi blerë vetëm që të ketë ndikim në media”, ka thënë shefi ekzekutiv i Rossonerëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.