Reali fiton me dhjetë lojtarë

22:49 / 17.02.2013

Real Madridi është mjaftuar me dy gola në fitoren e të dielës mbrëma kundër Rayo Vallecanos.

Mbretërit e filluan takimin në mënyrë të furishme duke shënuar që në minutën e tretë.

Kaka e Oezil vepruan për mrekulli për ta nxjerrë në rast Alvaro Moratan, i cili entuziazmoi tifozët në Santiago Bernabeu (3’).

Shumë shpejtë (12’), Mesut Oezil dërgoi një harkim në zonë nga gjuajtja e lirë, të cilin e priti Sergio Ramos dhe e dërgoi topin në rrjet.

Mirëpo, fillimin mbresëlënës të takimit e ndërpreu pikërisht Ramos, i cili mori shumë shpejtë dy kartonë të verdhë (17’ dhe 18’) dhe u përjashtua nga loja.

Megjithatë, Mbretërit e ruajtën rezultatin deri në fund të takimit dhe ishin të rrezikshëm në pjesën e dytë, sidomos falë paraqitjes së mirë të Kaka.

Real Madridi është katër pikë prapa rivalit lokal, Atletico Madrid dhe 16 pikë prapa rivalit të përjetshëm, Barcelona.

Gjatë kësaj ndeshjeje, në tribuna ishte i pranishëm flamuri kombëtar shqiptar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.