Berlusconi: Balotelli po e ndalon trafikun

10:19 / 18.02.2013

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai është i ngazëllyer me ndikimin e hershëm të Mario Balotellit në skuadër.

"Balotelli është bërë fenomen, ai është një sulmues i cili është yll, e ndalon trafikun gjithkund nëpër Milano”.

“Ai ka pasur një fillim me fat. Shpresoj kjo të vazhdojë dhe veçanërisht ai të vazhdojë të performojë mirë”.

“Derisa është në stërvitje dhe në fushë, ai është i përkryer. Por kur ai është jashtë, mbase edhe si rezultat i provokimit, ndonjëherë gjërat ekzagjerohen”, ka thënë Bersluconi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.