Ibra: Jam më i madhi, pas Muhammed Ali!

23:54 / 19.02.2013

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, e ka krahasuar veten me legjendën e boksit, Muhammed Ali, por thotë se është një vend më poshtë se ai në sport.

“Unë jam më i madhi. Pritni, a është kjo e mundur? Në rregullt, jam më i madhi, pas Ali!”, ka bërë shaka suedezi, ndërsa citon Bild.

31-vjeçari ka kaluar nëpër një formë të shkëlqyer qëkur u transferua në Parc de Princes duke shënuar 21 gola deri më tani në Ligue 1, megjithatë ai nuk e ka mohuar mundësinë e kalimit te Bayern Munichu nëse i bëhet ndonjë ofertë.

“Bundesliga është padyshim një ligë që më tërheq. Një ditë, ndoshta do të shkoj atje. Më ka mbetur edhe pak kohë në karrierën time”.

“Nëse vendosi të shkoj në Gjermani, do të ishte te Bayern Munichu. Për mua, është një nga top-pesë klubet botërore”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.