Milan - Barca, formacionet e mundshme

17:45 / 20.02.2013
Sonte në mbrëmje në tempullin mitik, San Siro, Barcelona do të përballet me ferrin e 85 mijë tifozëve Rossonerë, të cilët do të përkrahin skuadrën e tyre drejt synimit të pamundur – gjunjëzimin e ekipit më të mirë në histori të futbollit dhe Telegrafi sjell formacionet e mundshme të armatave që do të kryqëzojnë shpatat sonte mbrëma.

Milani në këtë takim pritet që të paraqitet me një formacion fleksibil prej 4-3-3 dhe befasia do të jetë vendosja e Kevin Prince Boateng në krahun e sulmit të përbërë nga Pazzini dhe El Shaarawy.

Cristian Zapata dhe Philippe Mexes do të startojnë në qendër të mbrojtjes, përderisa mesfusha do të jetë e përbërë nga Massimo Ambrossini, Riccardo Montolivo dhe Sulley Muntari.

Mario Balotelli nuk do të luajë për shkak se është paraqitur këtë sezon në Ligën e Kampionëve për Manchester Cityn.

Barcelona do të paraqitet me formacion klasik, ku në sulm do të jenë Pedro, Iniesta dhe Messi, teksa konfirmohet rikthimi i Xavit në mefushë bash me Busquets dhe Fabregas.


Milani (4-3-3): Abbiati, Abate, Mexes, Zapata, Constant, Montolivo, Ambrosini, Muntari, Boateng, Pazzini, El Shaarawy.

                                Abbiati
          Abate - Mexes - Zapata - Constant
             Montolivo - Ambrosini - Muntari
                Boateng - Pazzini - El Sharawy


Barcelona (4-3-3): Valdes, Dani Alves, Pique, Puyol, Jordi Alba, Xavi, Busquets, Fabregas, Pedro, Messi, Iniesta.

                        Valdes 
    Alves - Pique - Puyol - Alba 
           Xavi - Busquets - Cesc
          Pedro - Messi - Iniesta



             

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
Marketing
Video
Tifozat “Kuq e Zi” – një pjesë e koreografisë dhe himni kombëtar
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.