Interi mendon për Quagliarellan

18:14 / 20.02.2013

Interi është duke e menduar një ofertë prej 7 milionë eurosh për sulmuesin e Juventusit, Fabio Quagliarella.

 Sportmediaset raporton se e ardhmja e Quagliarellas në Torino është në dyshim, pasi dështoi që të zë vendin e titullarit te kampioni italian.

Nerazzurët besohet se janë shumë të interesuar në transferimin e sulmuesit që ka shënuar 20 gola në 56 ndeshje për Juventusin, teksa në këtë transferim rol të madh pritet të luajë edhe Beppe Bozzo dhe marrëdhëniet e tij të mira me hierarkinë Nerazzure. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.