Zubizarreta: Milani është ende ekip i madh

20:01 / 20.02.2013

Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka thënë se Rossonerët janë ende ekip i madh, përkundër faktit se nuk kanë fuqinë qe e kanë pasur më parë.

“Ata janë ekip me histori të madhe që dinë se si të luajnë ndaj ekipeve të mëdha në ndeshje të mëdha, duke vështirësuar gjërat për kundërshtarët”.

“Milani gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj, pa marrë parasysh sa të famshëm janë. Ata janë ekip i mirë. Klubet e mëdha dinë si të luajnë në ndeshjet e mëdha. Ata dinë si të mbajnë rezultatin dhe presioni nuk i bën problem. Milani dhe Barcelona janë klube të mëdha dhe Milani do ta dëshmojë se i takon kësaj skene të futbollit evropian”, ka thënë Zubizarreta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.