Pique: Ibra dhe Balotelli janë djem të mirë

19:09 / 24.02.2013

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Balotelli nuk janë djem të këqij, siç i paraqesin mediat.

“E di se Ibrahimovici dhe Balotelli janë djem të mirë dhe argëtues për të biseduar e luajtur me ta”.

“Mediat shpeshherë krijojnë karaktere të cilat nuk ekzistojnë”.

“Kur Ibra ishte te Barcelona, ai e dëshmoi se ishte person i mirë dhe një lojtar për t’u admiruar”, ka thënë Pique për Sky Sport 24. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.