El Shaarawy: Duhej të ishte 3-0
Sulmuesi në top formë i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka thënë se Derby della Madonnina duhej të përfundonte me rezultat 3-0 në të mirë të ekipit të tij.“Goli im i parë në derbi është diçka që më bën shumë krenar, por gjëja më e rëndësishme ishte që të fitonim”.
“Është dashur ta përfundojmë ndeshjen në pjesën e parë, edhe atë me epërsi 3-0, por ne nuk e bëmë këtë dhe pastaj e pësuam golin e barazimit”.
“Patëm së paku dy raste të sigurta por Handanovici ishte në formë dhe na ndaloi goditjet. Rezultati final është një turp i vërtetë”, ka thënë El Shaarawy për Mediaset Premium. /Telegrafi/