Allegri lëvdon Balotellin

18:23 / 25.02.2013

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka lëvduar sulmuesin e tij, Mario Balotelli, për mënyrën se si reagoi ndaj provokimeve të tifozëve zikaltër.

“Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe të mos harrojmë që Balotelli është vetëm 22 vjeçar. Kjo ishte hera e parë që ai luajti kundër ish-ekipit të tij, ekipit në të cilin ai është rritur si lojtar”.

“Është normale që ai ishte pak nën presion për këtë ndeshje. Ai bëri mirë që nuk reagoi ndaj provokimeve në fushë’.

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij, por pak i dëshpëruar sepse ka mundur të shënonte por nuk e bëri”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.