Messi i fortë edhe në kriket (Video)

19:23 / 25.02.2013

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, si duket ka talent edhe për sporte tjera përveç futbollit. Në reklamën e fundit për Herbalife, argjentinasi duket se ia ka marrë dorën edhe sportit anglez, kriket.

Në këtë reklamë, 25-vjeçari shfaqet i veshur me fanellën e Barcelonës duke u përballur me një lojtar të kriketit. Ndeshja zhvillohet vetëm mes këtyre dyve gjatë natës në një stadium të boshatisur.

Në një moment, Messi e shkrin talentin e tij futbollistik në kriket duke prodhuar kështu një gjuajtje të pakapshme për kundërshtarin dhe e mposht atë.../Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.