Gattuso edhe menaxher i Sionit

12:31 / 26.02.2013

Ish-ylli i Milanit, Gennaro Gattuso është caktuar lojtar-menaxher i FC Sion, pasi skuadra zvicerane mbrëmë shkarkoi menaxherin Victor Munoz.

Sioni vendosi të shkartojë trajnerin spanjoll pas disfatës 4-0 nga FC Thun gjatë vikendit, por ai do të vazhdojë të mbetet në klub në cilësinë e vëzhguesit.

“Pas paraqitjes së tmerrshme të Sion ndaj Thun dhe duke marrë parasysh mungesën e përkushtimit nga ekipi, drejtuesit e klubit kanë vendosur tua japin përgjegjësinë vetë lojtarëve”.

“Për ta qartësuar, nga sot dhe deri në një njoftim tjetër, ata do të menaxhojnë veten. Menaxhmenti ia jep përgjegjësinë e ekipit kapitenit Gennaro Gattuso. Vetë Victor Munoz ka vendosur të tërhiqet”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sion aktualisht pozicionohet në vendin e katërt të tabelës me pesë pikë prapa Baselit, që ndodhet i dyti, dhe nëntë pikë prapa liderit, Grasshopper. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.