Hill-Wood: Arsenali mund të blejë këdo

12:51 / 26.02.2013

Arsenali ka para për të garuar me klubet më të pasura të Ligës Premier në tregun e transferimeve, thotë kryetari i bordit të klubit londinez, Peter Hill-Wood.

Topçinjtë të hënën zbuluan një fitim prej 17.8 milionë funte nga maji deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa po ashtu zbuluan se kanë një sasi rezervë prej 123.3 milionë funtesh.

Tifozët kanë reaguar duke kërkuar nga klubi të ofrojë në dispozicion para për nënshkrime të reja, dhe Hill-Wood tash është përgjigjur duke thënë se nëse ata do të gjejnë përforcimet e qëlluara, paratë nuk do të jenë problem.

“Ne jemi në një pozitë ku mund të garojmë me më të pasurit. Nëse ka ndonjë lojtar të cilin vërtet e duam, atëherë çmimi është dytësor”, ka thënë Hill-Wood. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.