Mourinho e di formulën si mposhtet Barca

17:51 / 2.03.2013
Edhe në La Liga, Real Madridi është treguar më i fortë se Barcelona në lojë direkte. Mbretërit kanë triumfuar me rezultat 2-1 në ‘el Clasicon’ e dytë radhazi mes dy rivalëve të përbetuar.

Vendasit e nisën takimin me ndryshime të mëdha në formacionin bazë, në të cilin mungonin Ronaldo, Oezil, Khedira e Alonso, mirëpo kjo nuk u pengoi që të fillonin furishëm.

Alvaro Morata la pas vetes Dani Alvesin dhe dërgoi një pasim të bukur drejt Karim Benzemas, i cili gëzoi tifozët në Santiago Bernabeu (6’).

Në vazhdim, pjesa e parë ishte në favor të mysafirëve, të cilët patën një dominim të madh, sidomos falë përqindjes së lartë të posedimit të topit.

Lionel Messi mori një top nga Alves dhe e nivelizoi takimin me golin e 50-të në të gjitha garat këtë sezon (18’). Për më shumë, argjentinasi e barazoi rekordin e Alfredo di Stefanos me më së shumti gola të shënuar në ‘el Clasico’, gjithsej 18 gola.

Blaugranët vazhduan me kontrollimin e lojës edhe në fraksionin e dytë, posedimi dhe pasimet e tyre të sakta, ishin shumë më të larta në raport me kundërshtarin.

Megjithatë, rreziku nga Los Blancos nuk mungonte. Përmendim një gjuajtje të lirë të Cristiano Ronaldos (i cili zuri vendin e Benzemas) dhe një rast shumë të mirë të Moratas.

Dhe kur po zhvillohej minuta e 82-të, Mbretërit hodhën në ujë çdo statistikë – ata kaluan në avantazh. Pas një harkimi nga këndi të Luka Modric, Sergio Ramos kërceu për ta mposhtur Valdesin.

Në minutat e mbetura, Ronaldo e goditi shtyllën, ndërsa mysafirët kërkuan penalti për një ndërhyrje në Adrianon, por arbitri nuk mendoi ashtu.

Barcelona vazhdon të kryesojë në Primera Division me 13 pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/



Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.