Hap i gabuar i PSG
Paris Saint-Germain ka pësuar humbje minimale si mysafir i Reims, edhe pse skuadra nikoqire për më shumë se gjysmë ore luajti me një futbollist më pak në fushë.Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Zlatan Ibrahimovicit iu mohua goli.
Pas një ore lojë, Christopher Glombard u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe kur mendohej se vendasit do të thyheshin, ndodhi e kundërta, ata shënuan.
Pas një ekzekutimi nga këndi, më së miri reagoi Grzegorz Krychowiak për ta shënuar golin e fitores (64’).
Paris Saint-Germaini mban kreun e Ligue 1, mirëpo me fitore eventuale kundër Brest, Lyoni do të barazohet me pikë me liderin. /Telegrafi/