Simeone trajner i Atleticos deri në vitin 2017
Atletico Madridi ia ka vazhduar kontratën trajnerit Diego Simeone deri në vitin 2017.Paraqitjet e mira të klubit këtë sezon në La Liga (gjendet në vend të dytë në tabelë) dhe në Kupën e Mbretit (është kualifikuar në finale), i kanë detyruar drejtuesit e klubit që ta mbajnë trajnerin.
“Atletico Madridi dhe Diego Simeone janë pajtuar që t’i vazhdohet kontrata trajnerit për katër sezonet e ardhshme”.
“Simeone fitoi dy tituj të Evropës në vitin e parë si trajner i Atleticos – Ligën e Evropës dhe Superkupën e UEFA-s – ndërsa këtë sezon e ka kualifikuar skuadrën në finale të Kupës së Mbretit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Simeone, i cili ka qenë edhe lojtar i Los Rojiblancos në dy periudha të ndara (1994-97 dhe 2003-05), është përmendur si zëvendësim befasues i Jose Mourinhos te Real Madridi, po ashtu emri i tij është lakuar edhe si zëvendësim i Andrea Stramaccionit te Interi apo Rafael Benitezit te Chelsea. /Telegrafi/