Suksesi i Juves i mbështetur në mbrojtje
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, beson se suksesi i Bainconerëve është i bazuar në fazën defensive.Lideri i Serie A është në prag të kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa 31-vjeçari mendon se puna e përbashkët defensive i ka ndihmuar skuadrës që të ketë sukses në vitet e fundit.
“Baza e mbrojtjes sonë është organizimi. Kemi punuar shumë, madje edhe në ditët e pakta që kemi pasur (pas takimit ndaj Napolit)”.
“Ka një harmoni të madhe në këtë ekip. Mesfushorët dhe sulmuesit na ndihmojnë shumë neve mbrojtësve”.
“Jemi një ekip kompakt që punojmë shumë”, ka thënë ish-lojtari i Palermos. /Telegrafi/