Reali me fat që e ka Ronaldon
Drejtori sportiv i Real Madridit, Emilio Butragueno, e konsideron me fat skuadrën e tij që ka në radhët e veta një lojtar si Cristiano Ronaldo.Kohët e fundit është spekuluar se 28-vjeçari mund të kthehet te Manchester Unitedi, por legjenda madrilene thotë se Mbretërit nuk e kanë në plan ta lejojnë largimin e tij.
“Cristiano ka kontratë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Jemi të ngazëllyer që është te Madridi, sepse është një profesionist fantastik dhe shumë ambicioz në aspektin pozitiv”.
“Kontributi i tij për skuadrën dhe klubin ka qenë i jashtëzakonshëm që kur ka ardhur. Jemi shumë falënderues që erdhi te ne dhe kemi fat që ai luan për Real Madridin”.
“Ai shënon mesatarisht një gol për ndeshje. Kjo është mahnitëse. Kam shikuar futboll që nga mosha trevjeçare dhe asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, ka deklaruar Butragueno. /Telegrafi/