E ardhmja e Mourinhos vendoset këtë muaj
E ardhmja e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, do të vendoset më vonë gjatë këtij muaji.Daily Mail shkruan se Mourinho do të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në fund të këtij muaji për të diskutuar të ardhmen e tij.
Reali mësohet se tashmë ka përgatitur një pako 10 milionë funtëshe për ndarje nga trajneri portugez gjatë verës.
Chelsea, Paris Saint-Germain, Inter Milan dhe të dyja klubet e Manchesterit raportohet se janë duke e përcjellë situatën e portugezit. /Telegrafi/