Leonardo: Me Nedvedin nuk kemi folur për Ibran
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka përgënjeshtruar njoftimet se ka biseduar me Pavel Nedvedin rreth kthimit të Zlatan Ibrahimovicit te Juventusi gjatë verës që vjen.Mediat italiane kanë raportuar se suedezi është i interesuar që të kthehet te Bianconerët, ku qëndroi gjatë viteve 2004-2006, për më shumë u tha se Leonardo ka biseduar me Nedvedin në Nyon për mundësinë që 31-vjeçari ta veshë sërish fanellën bardhezi.
“Ibrahimovic? Pavel Nedved dhe unë folëm për shumë gjëra, por nuk ka asgjë për të thënë për Ibran”.
“Ai është njeriu në qendër të projektit tonë. Është e padobishme të flasim për diçka të tillë tash”, ka deklaruar braziliani për Sky Sport 24. /Telegrafi/