Galata nuk i trembet Realit
Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal, thotë se skuadra e tij nuk ia ka frikën Real Madridit, ekip me të cilin do të ndeshet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Real Madridi është një kundërshtar i vështirë, por e kam thënë edhe më herët, asgjë nuk është shumë e vështirë për Galatasarayn”.
“Jam i lumtur për një gjë, tifozët turq do ta kenë mundësinë të shohin një ndeshje të Real Madridit falë Galatasarayt”.
“Do të japim më të mirën. Ne i kemi mposhtur më herët (Superkupën e Evropës në vitin 2000). Do të jetë një përvojë e mirë. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, ka deklaruar Aysal për GSTV.
Në 1/8 e finales, Galatasaray eliminoi Schalken, ndërsa Real Madridi përjashtoi Manchester Unitedin. /Telegrafi/