Barca sigurt drejt titullit – Messi vazhdon me rekorde
Barcelona ka regjistruar fitore rutinore përballë Rayo Vallecanos. Takimi i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me rezultat 3-1 në favor të ekipit vendas.Të dyja skuadrat e nisën mirë takimin duke krijuar raste që me kalimin e minutave bëheshin gjithnjë e më të shpeshta nga katalunasit. Përmendim goditjen e shtyllës nga Leo Messi dhe një moment i dyshimtë penaltie për mysafirët.
Pas një kundërsulmi në minutën e 25-të, Iniesta pasoi te Messi, i cili shkoi në drejtim të zonës dhe asistoi te David Villa. Spanjolli bëri që tifozët ta thërrasin emrin e tij.
.jpg)
Pa përfunduar pjesa e parë (40’), Villa ia ktheu favorin argjentinasit. Kësaj radhe ishte Iniesta-Villa-Messi. Kjo ishte ndeshja e 18-të radhazi në të cilën 25-vjeçari shënon.
Në pjesën e dytë (57’), Messi shënoi golin e 42-të këtë sezon në 28 ndeshje në La Liga. Që do të thotë, mesatarisht, 1.5 gola për ndeshje – një shifër mahnitëse.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi Raul Tamudo, pas asistimit të Pitit (70’).
Diferenca me përcjellësin e parë, Real Madrid, mbetet 13 pikë dhe Barcelona po shkon me bindje të plotë drejt ngritjes së trofeut të Kampionatit spanjoll këtë edicion. /Telegrafi/