Nuk ka pensionim për Zanettin

18:17 / 25.03.2013

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, duket se do të vazhdojë të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

Edhe pse është 40-vjeçar, argjentinasi akoma nuk ka konkurrent për pozitën e tij.

Ai bart fanellën zikaltër që nga viti 1995, ndërsa mediat italiane raportojnë se tashmë kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Nuk është bërë e ditur kohëzgjatja apo detaje të tjera rreth kontratës, por Zanetti ka vetëm një kërkesë – që të marrë ndonjë post te klubi pasi të pensionohet.

Sa i përket kësaj, presidenti Massimo Moratti ka thënë se ai mund ta zgjedhë karrigen në të cilën dëshiron të ulet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.