Goetze: Nuk dua të jem si Messi, por si Ronaldo

18:24 / 25.03.2013

Mesfushori ofensiv gjerman, Mario Goetze, i ka befasuar të gjithë kur ka dhënë opinionin e tij rreth krahasimit me Lionel Messin.

20-vjeçari shkëlqeu për Die Mannschaft në takimin ndaj Kazakistanit, në të cilin luajti në pozitën e ‘nëntës false’ – pozitë që e mban argjentinasi.

“Unë Messi gjerman? Jo, dua të jem Cristiano Ronaldo gjerman”, ka deklaruar ylli i Borussia Dortmundit.

Goetze ka shtuar se me lojën e tij i ngjan më shumë portugezit, prandaj do t’i pëlqente që të bëhej si ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.