Bolivia nuk ka dëgjuar për Messin

23:23 / 26.03.2013

Përfaqësuesja e Bolivisë e ka ndalur me barazim 1-1 Argjentinën, në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për KB 2014.

Në takimin e zhvilluar në Estadio Hernando Siles në La Paz, ishin vendasit ata që shënuan të parët. Pas një krosimi të Chumaceros, Marcelo Moreno realizoi me kokë (24’).

Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Ever Banega e barazoi rezultatin pas harkimit të Clemente Rodriguez, ndrysa në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola.

Bolivia është përfaqësuesja e vetme nga Conmebol, të cilës superylli Lionel Messi akoma nuk i ka shënuar gol. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.