NBA: Miami kërkon rekordin

11:29 / 27.03.2013

Miami Heat është duke kërkuar rekordin për serinë më të gjatë të fitoreve të njëpasnjëshme në NBA, dhe po arrin të fitojë edhe pa shënuesin kryesor Dwyane Wade.

LeBron James shënoi 24 pikë dhe ishte vetëm një kërcim larg për të realizuar triple-double, derisa Miami mbrëmë shpërtheu në çerekun e katër për të mposhtur Orlando Magic me rezultat 108-94 dhe për të çuar në 27 serinë e fitoreve radhazi.

Ndeshja ishte barazuar në 68-68 në fund të çerekut të tretë, por Heat kaluar një seri 20-2 për të marrë avantazhin e dukshëm dhe për t’iu afruar në gjashtë fitore rekordit të Los Angeles Lakers prej 33 fitoresh radhazi të vendosur në sezonin 1971/72. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.