Barca e lëndueshme në mbrojte, PSG mund ta mposhtë

20:49 / 1.04.2013

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Barcelona nuk është më skuadra që ka qenë dhe dobësitë e saj gjenden në fazën defensive.

“Duke parë si arritën ta mposhtnin Barcelonën, Celticu dhe Milani, gjithçka është e mundur për një skuadër si Paris Saint-Germaini”.

“Barcelona nuk është e pamposhtshme. Është e qartë se është ekipi superior në aspektin teknik, por e ka humbur paksa shkëlqimin kohët e fundit”.

“(Barca) është më e lëndueshme në mbrojtje dhe besoj se PSG ka potencial të mjaftueshëm sulmues për ta shfrytëzuar këtë lëndueshmëri, e cila nuk ekzistonte në sezonet e kaluara”, ka shkruar Wenger në blogun e tij në Eurosport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.