Benitez: Duhet t’i bëjmë gjërat më vështirë

9:34 / 2.04.2013

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se nëse ata duan të arrijnë sukses këtë sezon, duhet ta bëjnë në mënyrën më të vështirë.

Pas fitores 1-0 ndaj Manchester United, Chelsea tash është vetëm 90 minuta larg finales së 11 majit të Kupës FA, vetëm pasi të eliminojë Manchester Cityn në gjysmëfinale.

“Nuk mund të ishte më e vështirë. Këtë vit gjithçka duket shumë e vështirë. Nëse ju dëshironi të fitoni, ju duhet t’i mposhtni ekipet më të mira”.

“United është një prej më të mirëve, City është një tjetër. Është një sfidë tjetër”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.