Reali është klubi më i pasur në botë

0:06 / 18.04.2013

Real Madridi ia ka uzurpuar Manchester Unitedit vendin e parë si klubi më i pasur në planet, për herë të parë që nga viti 2004 kur revista Forbes filloi rangimet.

Djajtë e Kuq kanë mbajtur kreun për nëntë vite radhazi, mirëpo Los Blancos tash vlejnë 103 milionë euro më shumë.

Mbretërit vlerësohen dy miliardë e 532 milionë euro, ndërsa Unitedi dy miliardë e 429 milionë euro.

Në vend të tretë është Barcelona që vlerësohet një miliard e 995 milionë euro, pasojnë Arsenali (€1.017bn), Bayern Munichu (€1.005bn), Milani (€725m), Chelsea (€691m), Juventusi (€533m), Manchester City (€529m) dhe Liverpooli (€500m). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.