Trofeu i LK do ta kurorëzonte sezonin e Bayernit

21:10 / 22.04.2013

Bayern Munichu është i vendosur që ta kurorëzojë sezonin 2012/2013 me titullin e Ligës së Kampionëve– ka thënë Thomas Mueller.

Bavarezët tashmë e kanë siguruar titullin e Bundesligas, janë në finale të DFB Pokal dhe luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

“Duam ta kurorëzojmë sezonin tonë, prandaj do ta kërkojmë ekstremin, me çdo mënyrë, duke përfshirë edhe veten”.

“Po kërkojmë maksimumin dhe po përgatitemi për këtë përballje të vështirë. Duhet t’i mbyllim hapësirat në mbrojtje dhe të mos pranojmë gol në shtëpi nëse është e mundur”, ka deklaruar gjermani 23-vjeçar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.