Mihajlovic: Serbia mund të luajë ndaj Kosovës në të ardhmen

17:23 / 23.04.2013

Përzgjedhësi i Serbisë, Sinisa Mihajlovic, ka thënë se ekziston mundësia që në të ardhmen vendi i tij dhe Kosova të zhvillojnë së paku një ndeshje miqësore të futbollit.

“Nuk do të doja ta komentoj marrëveshjen në Bruksel, ato janë gjëra më të mëdha se sporti dhe futbolli në përgjithësi... Unë nuk merrem me politikë!”.

“Nëse më pyesni se a mund të paramendoj se Serbia dhe Kosova një ditë do të luajnë së paku një ndeshje miqësore, do t’ju them se do të jetë ashtu si do të vendosin FIFA dhe UEFA”.

“Mbi të gjitha, askush para 20 vitesh nuk ka mundur ta imagjinojë se Serbia dhe Kroacia do ta zhvillojnë ndeshjen në Zagreb, ndërsa ndodhi. Kushedi, me kohë, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar ish-lojtari i Interit në një intervistë për Alo!.

Krerët e Federatës serbe të futbollit janë të vetëdijshëm se rruga për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA po bëhet gjithnjë e më e fortë. Megjithatë, sipas tyre, pa pranimin e Kosovës në OKB, as FFK-ja nuk do të pranohet në organizatat ndërkombëtare të futbollit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.