Bartra: Ta ruajmë optimizmin

13:11 / 24.04.2013

Marc Bartra ka porositur Barcelonën ta ruajë optimizmin pas disfatës së mbrëmshme 4-0 ndaj Bayernit pasi beson se Blaugranët ende janë të aftë ta përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në finale.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer pas kësaj disfate, nuk ishte e lehtë aspak. Ne duhet të mbetemi optimist edhe pse rezultati i sotëm i bën gjërat të komplikuara”.

“Ne do të shkojmë në ndeshjen e dytë duke ditur se çfarë kemi bërë ndaj Milanit [që e fituam me rezultat 4-0]. Tifozët do të vijnë të na mbështesin dhe për ta dhe për klubin ne do të japim një mund të madh në ndeshjen e kthimit”.

“Ne e dimë se Bayern ishte i mirë fizikisht, por ne duhet të jemi vetë-kritik tash dhe të mësojmë nga gabimet tona. Nuk ishte nata jonë, por le të shpresojmë në një tjetër”, ka thënë i riu i Barcës.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 maj në Camp Nou. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.