“Messi të udhëheqë misionin ndaj Bayernit”

18:18 / 1.05.2013

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, duhet të jetë udhëheqësi i ekipit në tentimin për përmbysjen epike që mendohet të bëhet sonte mbrëma ndaj Bayern Munichut, thotë ish-sulmuesi i Barcelonës, Steve Archibald.

“Ishte befasues rezultati i ndeshjes së parë. Messi nuk ishte në formë. Të luash ndaj Bayernit, në Gjermani, ju duhet që gjithë ekipin ta keni të gatshëm dhe në formë të lartë. Është e vështirë. Por, ju nuk mund të shkoni atje e të luani me dhjetë lojtarë, ndërsa Barcelona e bëri këtë”.

“Ata rrezikuan me Messin dhe nuk funksionoi, ndikoi te lojtarët tjerë. Është e arsyeshme të mendojmë se Barcelona mund të rikthejë rezultatin. Messi shënoi shumë gola. Ai ka shënuar nga tri-katër gola në shumë ndeshje i vetmuar dhe kështu është e parasyeshme të themi që nëse Messi është në formën e tij më të mirë Barcelona të mos kualifikohet”, është shprehur Archibald. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.