Rummenigge: Bavarezët nuk do bëhen arrogantë

15:05 / 2.05.2013

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka bërë të ditur se Bavarezët nuk do të bëhen arrogantë tani pasi e eliminuan Barcelonën nga Liga e Kampionëve, me rezultat përfundimtar 7-0, nga të dy ndeshjet.

“Ne kemi pasur dy ndeshje të mrekullueshme ndaj Barcelonës, gjithçka ishte perfekte, por ne nuk do të bëhemi arrogantë tani”.

“Ndonjëherë po më duhet ta pickoj veten. Ne fituam 3-0 këtu kundër ekipit më të mirë në botë dhe fituam 4-0 në shtëpi. Kjo është e pabesueshme”.

“Ne kemi arritur diçka shumë të vështirë, të arrijmë në finale për të tretën herë brenda katër viteve. Tani dëshirojmë ta ngrisim trofeun. Do të kemi vetëbesim kur të shkojmë në Londër dhe unë besoj që kemi mundësi të madhe të fitojmë”, deklaroi Rummenigge. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.