Tito: Messi nuk ishte i lënduar

15:08 / 2.05.2013

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka bërë të ditur arsyen e mos inkuadrimit në lojë të Lionel Messit në ndeshjen kundër Bayern Munichut, duke thënë se ai nuk ishte i lënduar por nuk ndihej mirë për të luajtur.

“Messi nuk ishte i lënduar, por nuk po ndihej mirë dhe unë mendova se në këtë situata ai nuk do ta ndihmonte ekipin”.

“Ai luajti kundër Bilbaos sepse ishte në gjendje shumë më të mirë, por në fund të ndeshjes ai pati disa dhimbje të çuditshme”.

“Ne do të kishim rrezikuar ta fusnim Leon kah fundi i lojës nëse do të kishim pasur ndonjë mundësi për t’u kualifikuar në finale”, deklaroi Vilanova. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.