City i interesuar për Lamelan

12:05 / 12.05.2013

Manchester City besohet se ka dërguar agjentët në San Siro sonte mbrëma në ndeshjen Milan – Roma, për të përcjellë talentin argjentinas Erik Lamela.

City ka kohë që po e përcjell Lamelan, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Romës duke shfaqur paraqitje impresive.

La Gazzetta dello Sport shkruan se emisarët e Cityt do të jenë të pranishëm sonte mbrëma në San Siro për të parë nga afër argjentinasin.

Më pas, pritet që po këta agjentë të udhëtojnë drejt Romës, për të finalizuar transferin të vlefshëm rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.