Mourinho e dëshiron Khediran te Chelsea

9:27 / 23.05.2013

Trajneri në ardhje i Chelseat, Jose Mourinho, dëshiron ta marrë me vete në Stamford Bridge edhe mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira.

London Evening Standard shkruan se portugezi dëshiron Khedira të vijë me të dhe të zgjidhë një prej dobësive të Chelseat në zonën para katërshes së fundit mbrojtëse.

Khedira ka raporte të afërta me Mourinhon pasi ka qenë një prej nënshkrimeve të para të tij kur portugezi erdhi në Bernabeu në vitin 2010.

Gjermani ka vetëm edhe dy vite kontratë të mbetur te Reali dhe Mourinho shpreson ta shfrytëzojë situatën duke e joshur atë në Londër.

Khedira megjithatë nuk do të jetë i lirë, pasi ai ende është vetëm 26-vjeçar dhe do të kushtonte mbi 20 milionë funte. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.